Përfaqësuesi rus i taekwondo, Ilja Batrakov në një nga shitoret e Çeljabinskut në Rusi, fillimisht e kishte parandaluar vjedhjen dhe pastaj ia kishte shpëtuar jetën hajnit.
Në një video që po qarkullon në Youbute shihet hajni duke tentuar të vidhte një shitore, tentim gjatë të cilit has në vështirësi, e cila i shkaktoi gati me vdekje, transmeton Telegrafi.
Aty shihet se si Batrakov fillimisht e godet atë për vdekje dhe pasi që pas goditjes, gjendja e tij pëson një përkeqësim.
Duke parë këtë gjendje, ai pastaj i ndihmon atij.
Sipas medieve të huaja, nuk është ende e qartë nëse bëhet fjalë për një vjedhje, apo ndonjë reklamë për promovimin e kampionatit të taekwondo.