Një breshkë 100-vjeçare ka nisur të lëvizë 2 herë më shpejt se më parë, pasi pronarët e saj i vunë rrota kur një mi i hëngri këmbët e përparme.
56-vjeçarja Jude Ryder thotë: “Duket sikur i kemi vënë motor. Ecën dy herë më shpejt tani. Me këmbët e pasme shtyhet dhe duket më e lumtur tani që ka rrota”.
Ideja i erdhi djalit të saj, Dale Sinclair-Jones, i cili është një inxhinier mekanik.
“Breshka ime është ende e re. I ka edhe 50 vite jetë. Gjëja e vetme që i duhej, ishin një palë rrota që të lëvizte lirshëm”, thotë Jude.