FunMagazina

Pronarja e një restoranti me gjestin e saj ka mahnitur mbarë botën (VIDEO)

Një përdorues në Instagram me emrin Greg KIng tek dritarja e një restorani në Oklahoma City ka parë një mbishkrim që ka mahnitur të gjithë.
Në mesazhin shkruhej: “Personi që kërkon ushqimin e tij të ardhshëm në kazanin tim të plehrave. Edhe ti je qenie njerëzore dhe vlen më shumë nga ushqimi i kazanit. Ju lutem, hyni në restorant për sanduiç, disa perime të freskëta dhe një gotë me ujë – e gjitha është falas. Nuk do t’ju pyes për asgjë”.
“Kam vënë re se disa nga qeset e hedhura ishin grisur dhe se dikush ishte përpjekur të kërkojë ushqim. Më lëndoi ajo që dikush është i detyruar ta bëjë këtë”, tha Ashley Jiron, pronarja e restorantit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button