Magazina
Si me e përforcu Wi-Fi-në vetëm përmes një kanaqeje
Pasi të jeni freskuar me një birrë apo lëng, edhe paketimi i saj mund të u hyjë në punë. Nëse Wi – Fi në banesën apo shtëpinë tuaj nuk ofron mbulim të mjaftueshëm në gjithë hapsirën, ja ku e keni mundësinë për ta përforcuar atë.
1 Mblidhni mjetet dhe materialet e nevojshme. Këto janë ato që do t’u duhen.
2 Pastrojeni kanaqen. Sigurohuni që nuk ka mbetje brenda saj.
3 Largoni nga ajo mjetin hapës.
4 Preni kanaqen duke i hequr asaj komplet fundin. Bëjeni këtë duke përdorur një thikë apo ndonjë mjet të ngjashëm.
5 Preni edhe pjesën tjetër, por lini pak metal për ta mbajtur të ngjitur edhe pjesën tjetër (shih vijën e bardhë në ilustrim).
6 Preni përgjatë mesit në një vijë të drejtë, në anën e kundërt me pjesën e metalit që do të shërbejë si bazë.
7 Duke qenë të kujdesshëm, hapeni pjesën e mesme të metalit duke e përkulur atë derisa ajo ngjan me formën e një pjate të radarit.
8 Vendoseni përforcuesin tuaj mbi ruterin Wi-Fi-së. Vendoseni atë mbi antenën, duke i vendosur poshtë ndonjë llojë ngjitësi i cili do t’i ndihmonte që të mos rrëshqas.
Tani është koha për ta provuar se sa është rritur fuqia e Wi-Fi-së tuaj.