Magazina

Si me e shëru fytin e sëmurë?

Fyti i sëmurë është shenjë e parë drejt ftohjes, andaj trajtimi duhet të fillojë menjëherë në momentin që ndjeni dhimbje.qysh me sheru fytinNë vazhdim mund të lexoni disa këshilla që mund t’i praktikoni në shtëpi për të shëruar fytin e sëmurë.
Lëng nga agrumet

Ashtu si limoni,lëngu nga lime lehtëson djegësimin në fyt. Shtrydhni lime-in dhe pijeni. Në qoftë se nuk doni të pini vetëm lëng nga lime, atëherë mund të përzieni atë me lëng të agrumeve të tjera si lëng portokalli dhe lëng grejpfrut. Të tre së bashku në fakt kanë shije shumë të mirë, dhe është e vërtetë freskuese si pije.
Hudhër

Kjo mund të tingëllojë pak e frikshme për disa, por nëse e copëtoni hudhrën dhe e hani, ajo do të qetësojë fytin tuaj. Lëngjet e hudhrës do të ndihmojnë në zvogëlimin e djegësimit.
Çaj i nxehtë me limon
Kjo gjithashtu do të qetësojë fytin tuaj, por nëse shtoni uthull molle në çaj, fyti juaj do të shërohet shumë më shpejtë.
Uthull molle
Tingllon keq, apo jo? Por kjo definitivisht bën mrekullira. Pini vetëm një gotë uthull molle, dhe ajo do të qetësojë dhimbjen dhe grithjen në fyt. Nëse ju nuk mund ta pini vetëm uthullën e mollës, përzijeni me çaj dhe mjaltë për të zbutur shijen e uthullës.
Ujë të nxehtë me kripë
Merrni një gotë dhe derdhni pak kripë në të. Më pas, merrni pak ujë të ngrohtë dhe derdhni mbi kripë. Me lugë përzijeni tretjen dhe shpërlajeni fytin, por mos e gëlltitni.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button