Magazina

Thaçi nuk do të shkojë në Beograd!?

Meqë thuhet se do të arrestohej menjëherë nga Policia e Serbisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të gjitha gjasave nuk do të shkojë më 23 prill në Beograd në konferencën për integrimin evropian të organizuar nga OJQ-ja “Këshilli i Rinisë së Arsimit”. Zyrtarët serbë thonë se nëse futet në Serbi ish-lideri i UÇK-së, atëherë duhet të zbatohen “ligjet dhe Thaçi të sillet para drejtësisë”, shkruan Vecernje Novosti.
“Nëse dikush e thyen ligjin dhe ka indikacione se po, dihet se çfarë ndodhë atëherë. Duhet të sillemi në përputhje me ligjin”, ka thënë zëvendëskryeministrja serbe, Zoran Mihajloviq, transmeton Telegrafi.
Diplomacia e Brukselit thotë se vizita eventuale mund të bëhet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button