
Ansambli frymor Corona mbrëmë mbajti koncertin e rradhës në shtëpin e kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë.
Gjendja aktuale politiko-sociale bëri që pas Tetovës Lugina e Preshevës të bëhet epiqendra e rradhës e këtij grupi.
Ku pas shprehjes së gatishmërisë së grupit nuk mungoi as përkrahja e vendasve, ku me mikëpritjen karakteristike të Preshevës dëshmuan nevojën e artit muzikor të këtij lloji që kishte munguar kohë të gjatë.
Grupi Corona nga pritja e Preshevës u ndje i befasuar, duke shpresuar që edhe në të ardhmen të mbahen koncerte të tilla.