I ashtu quajturi kafazi i vdekjes është dhe aventura më e pazakontë që kanë mundësi të provojnë turistët e guximshëm në Darwin City të Australisë. Kafazi është prej akrili të pastër, brenda të cilit aventuristët zhyten në ujë ku i pret një krokodil i tmerrshëm.
Në dallim nga kafazët e tjerë që mund të kemi parë për vëzhgimin e peshkaqenëve që janë me grila, mbi këtë kafaz shihen gjurmët e dhëmbëve të prehtë të krokodilit, i cili duket se ka tentuar të kafshonte njerëzit që ndodheshin brenda tij.
Në këtë kafaz mund të hyjnë dy persona, të cilët lëshohen në ujë për 15 minuta, fare pranë krokodilit gjigant Choppa, i cili në vazhdimësi ua ngre adrenalinën, pasi që përpiqet t’i kafshojë ata.