FunMagazina

Momente të përgjakshme nga sulmi terrorist ku në plazh u vranë 30 njerëz (Video)

Një shërbyes i hotelit ka thënë se sulmuesi ka qenë i maskuar dhe u përfshi në masë, duke hyrë në kompleksin e hotelit.
Në qytetin Suosse të Tunizisë ka ndodhur një sulm tjetër terrorist, ku është sulmuar një hotel turistik luksoz “Imperial Merhaba”, një hotel me pesë yje, transmeton lajmi.net.
Nga informacionet më të reja, kanë mbetur të vdekur 30 persona. Siç raportohet, është sulmuar edhe hoteli “Soviva”. Ndërsa në publik ka dalë një video, ku shihet paniku, dhe ku shihet e gjithë ngjarja.
Ndërsa raportohet se turistët ishin duke u larë në det, derisa mbetën viktima të këtij sulmi terrorist.
Mendohet se kanë qenë 2 persona, terrorist të cilët kanë hapur zjarr drejt turistëve, vetëm 400 metra larg hotelit.
“Kemi qenë duke luajtur lojën e volejbollit 20 metra larg bregdetit, dhe ishim duke shkuar drejt ujit” ka thënë një turist i frikësuar.
Ndërkaq këtu mund të shihni videon e terroristit i cili masakroi turistët, ai u vra me armë në dorë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button