Fenny Bentley, një fshat i vogël në Derbyshire, në veri të Anglisë, ishte nikoqir i kampionatit botëror të mundjes së gishtërinjve të mëdhenj të këmbës
Mundja e gishtërinjve ka filluar më 1976, kur një grup njerëzish në Wetton, rreth 20 kilometra larg këtij fshati, kishin vendosur të krijonin një lojë në të cilën vetëm britanikët do të mund ta fitonin, prandaj edhe e kishin shpikur këtë lloj të mundjes.
Mundja me gishtërinj të këmbës, është pothuajse e njëjtë me mundjen me krahë, transmeton Koha.net.
Garuesit, duhet të kenë gishtërinjtë e kontrolluar nga stafi mjekësor, para se të fillojnë garën.
Në konkurrencën e meshkujve, titullin botëror për të 12 herë me radhë e fitoj, Alan Nash. Ndërsa atë të femrave, titullin e mori Tracy Tippy Toe.