“Krenaria është në gjakun tim. Unë jam shqiptare, kështu që krenaria është brenda meje”. Kështu ka thënë Rita Ora për revistën e mirënjohur botërore Marie Claire, raporton KTV.
Rita, përveç që ka zënë ballinën e revistës, ka dhënë edhe një intervistë për të, duke folur për planet e saj, lidhjet, muzikën dhe tiparet e saj personale.
Rita Ora kishte një plan. Faqet e para të revistave, moda me Roberto Cavallin dhe produktet e bukurisë me Rimmel London, linja e veshjeve me Adidas Originals, kampanja me Coca-Colën, si dhe performanca me këngën e nominuar për Oscar ‘Grateful”, janë dëshmi, që plani i saj ka funksionuar. “Po, plani im tani është duke arritur të gjitha efeket”.
“Ne jemi këto, kosovaret ambicioze”, ka thënë Rita Ora, duke ju referuar vetes dhe motrës së saj më të madhe Elena Sahatçiu, që është menaxhere e saj. “e kam ditur, që në një mënyrë apo tjetër, do të bëja gjërat në mënyrën time.”
Sa i përket lidhjeve, Rita ka deklaruar së frikësohet të jetë vetëm.
“Nuk ndjehem keq ta pranoj se e kam këtë frikë. Nuk turpërohem ta pranoj. Dashuria, nganjëherë të bën të ndjehesh e marrë.”
Për herë të parë, ajo foli edhe për lidhjen e saj me Dj-in e njohur Calvin Harris. ‘Kisha një arsye pse jam ndarë nga ai. Po ashtu kam edhe një arsye se pse jam në këtë pikë të jetës, ku ndjehem se kam liri të mjaftueshme muzikore dhe nuk duhet t’ja shpjegoj veten time askujt. Sa isha në lidhje me të, mendoja se ai nuk do të bënte gabime asnjëherë. Kam menduar se kam përkrahjen e tij dhe nuk do t’më shikonte çuditshëm asnjëherë. Por më pas erdhi kënga “I Will Never Let You Down” dhe gjërat filluan të shkonin në drejtim të çuditshëm. nuk e di, nëse kjo ndodhi për shkak që jeta personale u bë lëmsh me punën apo çfarë”, përfundon Rita, duke mos ja përmendur emrin Harris asnjëherë.