Dhurata “bllokon” Preshevën kështu e përshkruajtëm mbrëmë gjendjen dhe atmosferën tek parkingu mbrapa shtëpisë së kulturës në Preshevë. Ky parking mblodhi shumë të rinjë por edhe shumë yje të estradës kosovare patën rastin që të ngjiten dhe të performojnë në këtë skenë duke argëtuar rinin e Preshevës dhe shumë mërimgtarë që po qëndrojnë për pushime në vendlindje.
Organizatorët që janë disa të rinjë nga Presheva për 1 muaj sollën disa yje kosovarë në Preshevë si psh. Ermal Fejzullahun, Adrian Gaxhën, Enca Haxhiun dhe Dhurata Dorën, që të gjithë falenderuan Preshevën dhe rinin për pritjen dhe emocionet që ia dhuruan, madje disa prej tyre që janë aktiv në rrjetet sociale postuan edhe në profilet e tyre “Faleminderit Preshevë”.
Ajo që e mbylli këtë organizim ishte Dhurata Dora që mbrëmë performojë para publikut në Preshevë ajo falenderon të gjithë fansat e saj në Preshevë për pritjen madhështore dhe për atmosferën që e bën së bashku në këtë mbrëmje. © Kjo eshte Presheva Jone