Më herët këtë vit, një anketë tregoi se pothuajse 500,000 njerëz vetëm në Mbretëri të Bashkuar i përdorin ende celularët duke vozitur. A e përdorni ju celularin përderisa jeni duke vozitur? A e dini se mund të pësoni shumë lehtë?
Befasia më e madhe është se njerëzit e rinj, kanë zbuluar hulumtuesit, po përjetojnë aksidente më shumë gjatë përdorimit të celularëve se sa drogave dhe alkoolit.
Siç duket, shoferët janë dy herë më të rrezikuar nga aksidentet në rrugë nëse e përdorin celularin gjatë vozitjes.
AT&T ka realizuar një video ndërgjegjësuese për njerëzit të cilët e përdorin celularin gjatë vozitjes. Videoja është publikuar në YouTube në korrik dhe tashmë ka marrë 4 milionë shikime.