Magazina

Caktohet data dhe vendi i martesës së ‘çifti më të bukur’

Çifti më i bukur në botë, siç e quajnë shumica, janë fejuar në dhjetor të vitit të kaluar ndërsa tani ky çift ka nisur të shpërndajë ftesat për martesën e tyre.
Pas spekulimeve të shumta, Sofia Vergara dhe Joe Manganiello kanë vendosur që vendi i dasmës të jetë Palm Beach, në Florida, në nëntor të këtij viti.
Ceremonia e martesës do të mbahet në një hotel luksoz, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, raporton US Weekly.
Sofia dhe Joe janë fejuar në dhjetor të vitit të kaluar, saktësisht në ditën e Krishtlindjeve, vetëm pas gjashtë muaj lidhje.
Në fejesën e tyre kanë qenë të pranishëm familja dhe djali i Sofias, Manolo.
Kjo është martesa e dytë e aktores së famshme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button