Enca Haxhia e ka provuar tashmë që nuk vuan nga kurrfarë kompleksesh dhe i pëlqen të puthet me femra.
Fillimisht me Era Istrefin dhe tani me një nga fanset e saj që kishte ardhur ta dëgjonte në një lokal nate në Skënderaj.
19-vjeçarja me dialekt kosovar thirri në skenë Ilirjanën dhe e puthi para se të këndonte këngën e Katy Perry-t ‘I Kissed a Girl’, ndërsa veprimi ‘çmendi’ djemtë që ishin prezent në lokal, që nuk i kursyen brohorimat dhe fishkëllimat, tranmseton express.
Kjo mund të jetë mbase taktikë e Encës për të qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes, ose asaj thjesht i pëlqen të puthë femra të tjera, fundja nuk ka asgjë të keqe.