Magazina
Kasami afer Serie A

Shumë shpejtë Pajtim Kasami mund t’i rikthehet futbollit italian, por jo ish-ekipit të tij, Palermos.
Sipas ‘Gazzetta.it’, drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade, ka pasur kontakte të reja me Mino Raiola, i cili është agjent i mesfushorit 23-vjeçar,.
Transferimi Kasmit te Viola mund të bëhet në fund të këtij muaji, dhe ky kalim shikohet si pikë kyçe që lojtari i përfaqësueses së Zvicrës të bëjë një tjetër ngritje të madhe në karrierën e tij.
Kasami me ekipin e tij është një pjesëmarrës i rregullt në garat evropiane, gjë që edhe mund mos ta ketë te Fiorentina. Por, vëmendja që ai mund të ketë në Serie A për dallim nga Liga e Greqisë, është pika që ka bërë diferencën.