Shtëpia e Mbretit të Rock’n’Rollit, Elvis Presley në Graceland, prej shume e shumë vitesh është kthyer në muze.
Muzeu mbajti ankandin e përvitshëm për të përkujtuar këngëtarin 38 vite pas vdekjes. Mbreti që ka vdekur më 1977, do kishte mbushur 80 vjet këtë janar.
Graceland ofroi më se 170 artefakte të mbledhura nga koleksionues privatë, për një nga muzikantët më të shquar të shekullit XX.
Dëshironi një kostum ‘Starburst’ që Elvis Presley e ka veshur gjatë koncerteve më 1973 në Las Vegas? Apo një varëse ari me diamante që Mreti i Rock’n’Roll ia kishte dhuruar Sammy Davis Jr.? Ato janë në mesin e 174 artefakteve autentike të cilat janë shitur në ankand në Graceland, shtëpinë e Presley’s për një kohë të gjatë, në Memphis, Tennessee, shkruan sot Koha Ditore ne nje perkthim te saj.
Ankandi është pjesë e Javës së Elvisit (Elvis Week), përkujtim vjetor ky që mbahet në ditën e vdekjes së këngëtarit. Elvis kishte vdekur në moshën 42 vjeçare, përkatësisht më 16 gusht, 1977. Ankande të ngjashme mbahen edhe në ditëlindjen e tij.
Ofertat për ankandin janë pranuar online për javë të tëra, shumë kohë para mbajtjes së ankandit, ku do të shfaqen të gjitha gjërat e ofruara deri tani, ka thënë Laura Pickett, menaxhere e Ankandeve Graceland. Pickett ka thënë se të gjitha artefaktet janë ofruar nga koleksionues të largët, asgjë nuk është pronë e vet muzeut Graceland.