Religjioni

Dy adoleshentë dyshohet se i vunë zjarrin xhamisë më të madhe në Europë (Video)

Dy adoleshentë dyshohet se janë autorë të zjarrit të djeshëm në xhaminë më të madhe të Europës, në Britaninë e Madhe.
Më se 70 zjarrfikës u përfshinë në operacionin e shuarjes së flakëve në xhaminë në Morden, në jug të Londrës.

Policia britanike tha sot se një djalë 14-vjeç dhe një tjetër 16 vjeç janë ndaluar për zjarrvënie të qëllimshme dhe po merren në pyetje.

Zjarri i rënë të shtunën në xhaminë e Morden-it nuk pati viktima, për shkak të evakuimit të menjëhershëm të të pranishmëve. Flakët nisën në katin e nëndheshëm dhe atë të parë, për t’u përhapur më pas në pjesën më të madhe të ndërtesës.

Xhamia me një vlerë prej 15 milionë paund ka një kapacitet prej 10 mijë personash. Ajo është ndërtuar në vitin 2003 nga komuniteti mysliman në Londër, i cili e ka hapur xhaminë e parë në Britaninë e Madhe 80 vjet më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button