Religjioni

Intelegjenca dhe zgjuarësia janë dy nivele të ndryshme dhe urtësia është mbi intelegjencën dhe zgjuarsinë

“Në dy disiplina të rëndësishme, arabët nuk ishin në prag të kolapsit si në fushat e tjera të ekzistencës dhe veprimtarisë, përkatësisht në poezi dhe gjuhë.

Nga njëra anë ata ishin socio-moralisht dhe ekonomikisht në fundin e përgjithshëm shoqëror dhe nga ana tjetër kishin poezinë dhe sensin gjuhësor jashtëzakonisht të zhvilluar. Përveç kësaj, ata ishin jashtëzakonisht inteligjentë.

Thuhet se arabët paraislamikë luanin shah pa figura dhe pa tabelë.

Duke udhëtuar me kuaj dhe deve në shkretëtirë, që mund të zgjaste për ditë të tëra, ata luanin shah përmendësh, pa kurrëfarë tabele. Kështu dinin të luanin të gjithë lojën. Njëri thoshte kam luajtur nga ajo fushë në atë, tjetri thoshte kam luajtur nga ajo fushë në tjetrën. Dhe nuk kishte asnjë keqkuptim, apo dikush të harronte se ku janë figurat tjera të shahut.

Ata kanë mbajtur mend në të njëjtën kohë se ku ishin të gjitha figurat e shahut dhe më pas mbaronin lojën, pastaj luanin përsëri një tjetër.

E shihni se çfarë populli inteligjentë ishin ata?

Dhe cili është mësimi?

Mësimi është se inteligjenca e zhvilluar nuk e bën njeriun të mençur.

A mund të themi se një njeri që vret vajzën e tij të porsalindur, është i mençur?
Nuk është.

Por si mund të luajë shah përmendësh, pa figura dhe pa tabelë?
Pra, ai është inteligjent.

Inteligjenca dhe zgjuarsia janë dy shkallë të ndryshme, dhe urtësia është shkalla më e lartë – urtësia është mbi inteligjencën dhe zgjuarsinë.

Çfarë mund të konkludojmë këtu?

Kur’ani vjen si një fuqi për të shëruar çdo sëmundje shoqërore dhe personale: një zemër të thyer, një mendje të thyer, një qenie të thyer, imoralitetin, grabitjet, vrasjen e fëmijëve, luftërat pa arsye, urrejtjen, hakmarrjen dhe sëmundjet më drastike moralo-sociale e psikologjike.

Dhe vjen një ilaç që quhet fjala e Allahut xhsh, fjala që shëron dhe ia del të shërojë.

A është e mundur kjo pa një bazament të fortë brenda?

Rreth çkafit mund të mbledhë Kur’ani?

A duhet që patjetër të ketë diçka brenda?

Po, dhe kjo është diçka që e bën njeriun njeri: arsyeja. Ajo me të cilën Allahu xhsh e dalloi njeriun”.

(Muamer Zukorliq)

Related Articles

Back to top button