I riu shqiptar rrugës së Bushidos në Gjermani (Video)
Artisti i ri i talentuar, Bes ka publikuar projektin e ri për tregun gjerman.
I riu shqiptar, familja e të cilit ka emigruar në Gjermani kur Bes ishte 4 vjeçar, me muzikë ka filluar të merret që në moshën 13 vjeçare.
Artisti në projektin e ri, për të cilin ka punuar me bashkëpunëtorët e Bushidos, ka përfshirë dy këngë në një videoklip.
Për Telegrafin ai tha se pjesa e parë e titulluar “Maske” flet për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar gjatë jetës së tij, ndërsa pjesa e dytë “Pirate black”, përshkruan jetën e tanishme.
Të gjitha projektet e deritanishme të reperit janë në gjuhën gjermane, ndërsa siç tha ai së shpejti do të vijë në Kosovë për disa projekte dhe bashkëpunime me reper shqiptar.
Ndryshe Bes, emri i vërtetë, i të cilit është Besim Baleci është nga qyteti i Drenasit dhe në Gjermani jeton që prej vitit 1995.
https://www.youtube.com/watch?v=edWm7sjV0Lo