LajmeRozë

Gold AG dhe Ymer Bajrami sjellin këngën “Zani i Koshare” në 20 vjetorin e përkujtimit të Betejës së Koshares

Siç e ka bërë tashmë traditë, reperi i njohur Gold AG shpesh herë performon këngë në përvjetorë të rëndësishëm të ngjarjeve nga lufta e Kosovës.

Së fundmi ai ka vendosur që të rënëve në Betejën e Koshares t’i kushtojë këngë.

Pikërisht më 9 prill, kur shënohet rënia heroike e ushtarëve të Koshares, Gold AG solli për fansat këngën e titulluar “Zani i Koshare”.

Këtë këngë ai e ka realizuar në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ymer Bajrami.

Kënga dhe teksti janë shkruar nga vetë reperi, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Alban Fortuna.

Klipi i këngës ka motive kombëtare dhe për realizimin e tij është kujdesur M Production.

Related Articles

Back to top button