Danimarka ashpërson rregullat në shkolla: mësuesit do të mund të ndërhyjnë fizikisht ndaj nxënësve të padisiplinuar

Qeveria daneze ka propozuar ndryshime ligjore që synojnë vendosjen e rregullave më të rrepta në arsim dhe u japin mësuesve më shumë autoritet për të ruajtur rendin në klasë.

Projektligji, i cili i është dërguar parlamentit danez më 8 tetor, parashikon që mësuesit të mund të ndërhyjnë fizikisht kur një nxënës rrezikon sigurinë e të tjerëve ose pengon seriozisht zhvillimin e mësimit.

Sipas propozimit, mësuesit do të kenë të drejtë ta mbajnë fizikisht nxënësin ose ta largojnë nga klasa, por vetëm atëherë kur problemi nuk mund të zgjidhet me bisedë apo me masa më të buta edukative.

Qëllimi i këtyre masave është që incidentet dhe mosdisiplina në shkolla të trajtohen në mënyrë më efikase.

Back to top button