Klipet shqiptare-, nudo se jo mahi
Edhe në këtë sezon kanë ardhur plot këngë të reja së bashku me klipe vërtetë të nxehta, që artistët shqiptar kanë menduar mirë për t’u ardhur fansave të tyre me një risi, me një këngë të përshtatshme për stinën e nxehtë, ndoshta pak më të zhveshura, pak më afër rërës, valëve të detit, por skena që i lejon vera
Disa vajza të njohura të showbizit, që shquhen edhe për linjat e tyre seksi kapën nja dy a tre reper të njohur dhe sollën një duet mjaft të nxehtë e me skena provokuese, me prekje dhe deri në topless.
Na ka rënë të shohim klipet e bukuroshes Afërdita Dreshajt me Agon Amigën, Skivin me Samanta Karavellën, Getuar Selimin me Luana Vjollcën, Adelina Tahirin, Ciljetën e ca të tjerë e të tjera, të cilat gjatë emetimit të tyre veç çka zgjojnë fantazinë e meshkujve, por edhe të femrave. Cullak se jo mahi.