Mekë: Shkon mbi 700 numri i pelegrinëve të vdekur (Video)
Së paku 717 pelegrinë kanë vdekur në vendin e shenjtë të Mekës, kanë njoftuar zyrtarët e Arabisë Saudite.
805 njerëz raportohet se janë të lënduar në incidentin në Mina, i cili ndodhi në momentin kur pelegrinët po merrnin pjesë në ritualin e fundit të haxhit.
Shkon mbi 310 numri i pelegrinëve të vdekur në Mekë
E plotësuar: Së paku 310 persona që po merrnin pjesë në Haxh kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha afër qytetit të shenjtë islamik, Meka.
Mbrojtja civile e Arabisë Saudite ka thënë se edhe 450 të tjerë janë lënduar si pasojë e këtij incident në Mina, rreth 5 kilometra larg nga Meka. Shtyrja mes pelegrinëve ndodhi në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit.
Mbi 150 pelegrinë të vdekur afër Mekës
Së paku 150 pelegrinë kanë vdekur në një aksident në Mina, jashtë qytetit të shenjtë të Mekës, ku afër dy milionë njerëz, në mesin e tyre edhe shqiptarë, po e kryejnë pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit.
Mediet e huaja citojnë zyrtarët e mbrojtjes se së paku 390 njerëz janë lënduar në këtë incident në Mina, që ndodhet rreth 5 km larg nga Meka.
https://www.youtube.com/watch?t=54&v=H1SWEjTyZ4w