Rozë
Nisin provat dhe xhirimet e “O Sa Mirë”, në tetor episodet e reja (Foto)

Tashmë kanë filluar provat dhe xhirimet e sezonit të ri të serialit të shumëpëlqyer komik, “O Sa Mirë”, që do të vijë së shpejti.
Pas paralajmërimit nga aktorët kryesorë që luajnë në të, tash bëhet e ditur se gjithçka është në realizim e sipër.
Ky do të jetë sezoni i tretë i “O Sa Mirë” që ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në dy sezonet e para.
Sa u përket të rejave dhe ndryshimeve, burimet e Telegrafit njoftojnë se do të përfshihen edhe disa ‘profesorë’ mjaft interesantë në edicionin e ri, si dhe do të ketë mysafirë të shumtë.
Transmetimi i episodeve të reja fillon me 12 tetor, ndërsa më poshtë ju sjellim disa fotografi nga provat.