Rozë

Rita, në nëntor vjen me album të ri

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, në muajin nëntor do të promovojë albumin e saj më të ri raporton, Bilboard. Këtë gjë këngëtarja e ka konfirmuar gjatë performancës së fundit në Nju Jork.
“E kam incizuar në Londër pasi kam dashur që t’i ruaj rrënjët e mia aty ku jam rritur”, ka thënë Ora për Bilboard.

Pjesë e këtij albumi është edhe kënga e suksesshme “Body on me” e publikuar javë më parë që është bashkëpunim mes saj dhe këngëtarit amerikan Chris Brown.

Për këtë album Rita ka folur me entuziazëm në plotë media botërore, duke thënë se po i kushton atij shumë energji.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button