Rozë
Marina Vjollca takohet me vjehrrën (Foto)

Mbrëmë në Instagram, prezantuesja Marina Vjollca postoi foto dhe video nga një kanagjeq për të cilin nuk tregoi se ku zhvillohej.
Megjithatë ajo që u vërejt nga rrjetet sociale ishte se një tubim i tillë i kishe bërë përshtypje duke lënë të kuptohej se për Marinën kjo ishte diçka e re.
Duket se ishin traditat kosovare ato me të cilat prezantuesja nga Shqipëria njihej mbrëmë, transmeton prive.
Ajo ishte e ftuar në një kanagjeq nga ana e familjes së Getoar Selimit.
Madje Marina është parë në fotot bashkë me nënën e Getit, Florije e cila këto foto nuk ka përtuar t’i postojë në rrjete sociale, ndryshe nga çifti i cili ende mundohet të mbajë lidhjen të fshehur nga publiku.