Rozë
Një motiv shtesë për Kombëtaren, vjen kënga nga Arta, Goldi dhe Arbas (Video)
Arta Bajrami, Gold Ag dhe Don Arbas, kanë sjellë ‘dhuratën’ për Kombëtaren e Shqipërisë duke i kushtuar një këngë në këtë moment krenarie.
Yjet e skenës e kanë përpunuar këngën e vjetër “Shqipëri o nëna ime” dhe e kanë sjellë në versionin e tyre.
Imagine Films ka realizuar videoklipin, ndërsa pjesë e këtij projekti janë edhe tifo grupi, Plisat.
Kënga për Kombëtaren kuqezi vjen vetëm dy ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri- Serbi.
Më 8 tetor (e enjte) në Elbasan Arena, kuqezinjtë presin përfaqësuesen serbe për të zhvilluar ndeshjen historike që në rast fitoreje e afron Kombëtaren tonë shumë pranë ‘Euro 2016’.
https://youtu.be/yrXN8hmMFcg