Përfaqësuesit e instucioneve të Luginës qëndrojnë në Strasburg

Përfaqësuesit e komunave Bujanoc, Preshevë dhe përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar Shqiptar po qëndrojnë në Strasburg dhe para komisionerëve kanë prezantuar pozitën e e pakicës shqiptare në Serbi.
Delegacioni i përbërë nga Jonuz Musliu, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi fillimisht është takuar me ambasdoren e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Adriana Hobdari.
Takimin e kanë vazhduar me komisionarin e lartë për pakica pranë Këshillit të Evropës, Nils Muiznieks dhë është diskutuar për çështjen shqiptare në këtë rajon dhe se është marrë mbështetje se përpjekjet poltioke do të vazhdojnë.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka deklaruar se është biseduar për shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, sidomos rreth arsimit dhe teksteve mësimore në gjuhën shqipe, si dhe mundësia e kyqjes së shqiptarëve në organet shtetërore.
Takimi kishte karakter konsultativ dhe ambasadorja Hobdari ka premtuar se do të punohet në avanacimin e pozitës shqiptare në Serbi.