Zyra per menaxhimin e investimeve publike konfirmon investime ne Shtepine e shendetit ne Presheve dhe Shkollen fillore ne Rahovice

Kryetarit te komunes i kane mberrijtur konfirmimet nga  perZyra per menaxhimin e investimeve publike per investimin ne Shtepine e shendetit ne Presheve dhe Shkollen fillore ne Rahovice.

Shqiprim Arifi ne rrjetin social facebook e ka publikuar kete investim:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,

Ditë më parë pranova konfirmimin nga Agjensioni për Investime Kapitale për financimin e renovimit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë, si dhe Shkollës Fillore “Selami Hallaçi” në B.L Rahovicë. Financimi i këtyre projekteve parasheh renovimin e tërësishëm të objekteve, ku do të krijohen kushte të favorshme për zhvillimin efikas të punës në dy institucionet e rëndësishme për Komunën tonë. Investimet në përmisimin e infrastrukturës në institucionet komunale, posaqërisht në Shkollat tona kërkojn një përkushtim dhe seriozitet të veçant, meqë janë projekte kapitale drejt ardhmërisë sonë të ndritur.

Check Also
Close
Back to top button