Religjioni

Almini nga Rainca dhe Furkani nga Likova vijnë në duet me ilahin “Dua të kthehem Zot” (Video)

Almin Shaqiri nga Rainca dhe Furkan Jonuzi nga Likova e Kumanovës, kanë ardhur në një duet me ilahin më të re të tyre.

Ilahija titullohet “Dua të kthehem Zot” që është performuar nga zërat e shkëlqyeshme të Alminit dhe Furkanit, tekstin e ilahisë e ka shkruajtur Medina Shabani dhe është inçizuar në studion NP sound nga Shkupi, ndërsa klipi i ilahisë është realizuar në fshatin Raincë nga F videos Production. Presheva.AL

https://youtu.be/hrJPHgKqlsQ

Teksti i Ilahisë:

Almin Shaqiri:
A’thu a ka vend në këtë zemrën time
Që është e mbushur plot me gabime
Athu a ka vend, vend për pak iman
Se është mbushur zemra plot me haram

Refreni 2x:
Dua të kthehem Zot, Zot në rrugën tënde
Ma prano pendimin mi fal k’to mëkate

Furkan Jonuzi:
Sa vjet në errësirë syt mu kan verbu
Dua të dal në dritë imani për me forcu
Larg nga errësira unë dua të shkojë
E të dal në dritë xhennetin ta fitoj

Refreni 2x:
Dua të kthehem Zot, Zot në rrugën tënde
Ma prano pendimin mi fal kto mëkate

Almin Shaqiri dhe Furkan Jonuzi:
Në rrugë takova një njeri sa shumë këshilla ai më dha
Pse s’udhzohesh djal i ri shko bën teube për Allah

Refreni 2x:
Dua të kthehem Zot, Zot në rrugën tënde
Ma prano pendimin mi fal kto mëkate

Related Articles

Back to top button