Religjioni

Bëhu unik

Pse ndodh që bisedat e disa njerëzve përfundojnë me fjalosje, përderisa të tjerët e bisedojnë të njëjtën temë dhe e përfundojnë bisedën e tyre në një mënyrë të sjellshme? E tëra ka të bëjë me shkathtësitë e zhvillimit të një diskutimi.
Pse ndodh që kur dy njerëz e ligjërojnë të njëjtën ligjëratë me fjalët e njëjta, ju e gjeni në audiencën e personit të parë dikë duke iu hapur goja ose duke fjetur, një tjetër duke luajtur me qilim, të tjerët vazhdimisht lëvizin, kurse audienca që e dëgjon personin e dytë, e dëgjon atë me vëmendje, saqë as kapakun e syrit nuk e lëviznin. Çdo gjë ka të bëjë me shkathtësinë e të ligjëruarit.
Kur një person i bashkohet një tubimi çdokush i buzëqesh dhe ndien gëzim për takimin me të; çdokush dëshiron të ulet me të. Megjithatë, kur një person tjetër vjen, ai përshëndetet me ftohtësi, kurse disa të tjerë e përshëndetin nga mirësia ose tradita. Ai pastaj e kërkon një vend për t’u ulur, por nuk e gjen asnjë person që ia liron pak vend ose që e thërret për t’u ulur pranë tij.
Pse?
Çdo gjë ka të bëjë më teknikën e tërheqjes dhe ndikimit ndaj të tjerëve.
Pse ndodh që kur një prind hynë në shtëpi, fëmijët e tij i buzëqeshin me gëzim, ndërkaq kur një tjetër hynë në shtëpi, ata as që e kthejnë shpinën për ta përshëndetur praninë e tij? Çdo gjë ka të bëjë me shkathtësitë e të vepruarit me fëmijë. Ju mund t’i përsëritni të njëjtat gjëra për xhaminë, gostit e dasmave, e kështu me radhë.
Pastaj e kuptova se kur mësohemi me shkathtësi të tilla, ato bëhen pjesë e natyrës tonë dhe të tjerët i vërejnë ato kur ne nuk i vërejmë.

Sqarim…
Mos fito pasuri duke humbur njerëz, pasi fitimi i njerëzve është mënyrë për ta fituar pasurinë.

Related Articles

Back to top button