Religjioni
Ja cili është shpërblimi për atë që i shtron iftar agjëruesit
Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kush i jep ushqim për të çelur një agjëruesi, merr të njëjtin shpërblim si agjëruesi, pa e cënuar shpërblimin e agjëruesit.”(Tirmidhiu: 807)
Në një transmetim tjetër: “Kush i jep ushqim dhe pije për të çelur një agjëruesi, ka të njëjtin shpërblim me të, pa e zvogëluar shpërblimin e agjëruesit.”(Abdurrezaku: 7905)
- Është bujaria e Allahut të Lartësuar që ka hapur rrugët e mirësisë dhe të shpërblimit. E tillë është nxitja për bamirësi dhe vendosja e shpërblimeve të mëdha për këtë vepër.
- Këtu tregohet mirësia e ofrimit të iftarit. Kush ushqen një agjërues, ka të njëjtin shpërblim me agjëruesin.
- Allahu i Madhëruar i jep shpërblim nga Vetja e Vet atij që ushqen agjëruesin, dhe jo nga shpërblimi i agjëruesit. Ky është nga treguesit e bujarisë së Allahut.
- Qëllimi i ofruesit të iftarit duhet të jetë arritja e shpërblimit të kësaj vepre, si dhe nderimi i vëllait musliman, sidomos nëse agjëruesi është i vafrër.