Religjioni
Ja kujt nuk i takon të agjërojë

Agjërimi nuk është i detyruar për të sëmurin mendor, për faktin se ai nuk është i vetëdijshëm për atë që bën.
Aliu (r.a.) transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë:
“Penat janë tharë për tre grupe njerëzish (pasi ata nuk janë të përgjegjshëm për çfarë bëjnë): i sëmuri mendor derisa të shërohet; ata që janë në gjumë derisa të zgjohen; dhe fëmijët derisa të arrijnë pubertetin”.
Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.