Jeto i lumtur
– Besimi dhe veprat e mira janë çelësi i lumturisë në këtë jetë, andaj ke kujdes për to.
– Kërko për shkencë dhe njohuri, e sidomos lexo sepse leximi e largon shqetësimin.
– Ripërtërije pendimin dhe braktisi mëkatet, sepse vërtetë ato të zhgënjejnë në jetë.
– Lexoje Kuranin me përkushtim dhe gjithmonë përmende Zotin më shumë.
– Bëhu i këndshëm dhe bamirës ndaj njerëzve, sepse bëhesh zemërgjerë.
– Bëhu trim e jo frikacak dhe ikanak, por trim impresionues.
– Pastroje zemrën tënde nga zilia, urrejtja, mashtrimet dhe çdo ligësi e sëmundje.
– Largohu nga vështrimi kurioz dhe përzierja e tepërt, largohu nga përgjimi dhe të folurit e tepërt, mos e tepro në ngrënie dhe në fjetje.
– Angazhohu në punë produktive, të bën t`i harrosh shqetësimet dhe hidhërimet.
– Jetoje ditën tënde, harroje të kaluarën dhe mos u merr me të ardhmen.
– Shikoje imazhin e atij që është më i ulët se ti në jetesë dhe në mirëqenie.
– Përgatitu për skenarin më të keq në jetë dhe ballafaqohu me të nëse vërtetë të ndodh.
– Mos e ngatërro mendjen tënde me fantazi të frikshme dhe ide të këqija.
– Mos u hidhëro me atë që të ndodh, por, ji i durueshëm, i butë, i përmbajtur dhe falës sepse vërtetë jeta është e shkurtë.
– Mos e prisni vdekjen apo humbjen e begative, e as mallkimet nuk janë zgjidhje, por mbështetu në Zotin tënd.
– Mbaje problemin në përmasat e tij normale, e mos i zmadho fatkeqësitë.
– Shpëtoje vetën prej komploteve dhe mos prit të ndodh më e keqja.
– Thjeshtësoje jetën dhe braktise luksin, sepse zgjatja e jetës arrihet me punë kurse kënaqja e trupit është dënim i shpirtit.
– Krahaso mes begative që i ke dhe fatkeqësive që të kanë goditur, do ta gjesh se begatitë e fituara janë më të mëdha se sa humbjet që i ke pësuar.
– Fjalët e këqija që të janë thënë nuk do të dëmtojnë kurrë, por përkundrazi e dëmtojnë atë që i ka thënë.
– Korrigjo të menduarit, ke konsideratë ndaj begative, suksesit dhe virtyteve.
– Mos prisni falënderim nga askush, askush nuk të ka borxh asgjë nëse i bën ndonjë të mirë, por, bëj bamirësi për hir të Zotit të vetëm.
– Zgjidh një projekt të dobishëm për ty, mendo për të dhe preokupohu me të, do të bëjë të harrosh shqetësimet tuaja.
– Përfundoje punën sot, e në asnjë rast punën e sodit mos e lë për nesër.
– Mëso punë të dobishme që të përgjigjen, e mësohu të bësh punë të dobishme që të relaksojnë.
– Mendohu për begatitë e Allahut që të janë dhënë, trego për to dhe falënderoje Zotin.
– Kënaqu me atë që të ka dhënë Zoti Yt prej shëndetit, pasurisë, familjes dhe punës.
– Puno me të afërmit dhe me të largëtit me vizion, shiko anët e tyre të mira dhe injoro të metat e tyre.
– Injoro thashethemet, mos i ndiq skandalet dhe lajmet e njerëzve.
– Merru me vrap dhe me sport, ke vëmendje për shëndetin tënd, mendja e shëndetshme është në një trup të shëndetshëm.
– Gjithmonë lute Zotin për falje dhe mirëqenie, për rehati dhe për siguri.