Religjioni

Mendo dhe bëhu mirënjohës

Njeriu me siguri do të duhej të mendojë shumë për mirësinë e Zotit, të cilat i vinë nga të gjitha anët.
“Nëse ju doni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do t’i numëroni dot.”
Këto të mira manifestohen në shëndetin e trupit, në sigurinë nga shteti, në ushqim dhe në pije, në ajër dhe në ujë. Ti e ke në duar këtë botë, e këtë nuk e ndjen. Ti e sundon jetën, por këtë nuk e di.
“Dhe do t’u mbulojë me bujari me mëshirën e Vet, edhe të dukshme edhe të padukshme?”
Ke sy, gjuhë, buzë, duar e këmbë:
“Ani, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni!”
Nëse mendon se aftësia e të ecurit nuk është gjë e madhe, atëherë shiko invalidët pa këmbë, e nëse mendon se të mbështeturit në këmbë nuk është asgjë, atëherë shiko invalidët të gjymtë në këmbë!
Mbase pandeh se gjumi i qetë nuk vlen gjë, gjersa sëmundja pengon shumë njerëz të bëjnë gjumë?
Ti e mbush stomakun me ushqime të shijshme dhe pi ujë të ftohtë, gjersa shumë për shkak të sëmundjes s’mund të hanë e as të pinë?
Mendo për të dëgjuarit tënd përkundër shurdhësisë, për të parët tënd përkundër verbërisë, për lëkurën e shëndoshë, e cila nuk është as e djegur e as e zgjebosur, edhe për qartësinë e mendjes tënde që nuk e ka prekur çmenduria dhe hutimi.
A do ta këmbesh shikimin me një mal me flori?
A do ta shesësh të dëgjuarit për dy fusha plot me argjend?
A do ta jepje gjuhën për pallate e saraje, e të mbesësh memec për këtë?
A dëshiron t’i presin duart për qafore perlash dhe smeraldi?
Dije që ti je i rrethuar me mirësi të panumërta dhe me të mira të pafundme. Por, ti këtë nuk e kupton. Jetën e ke plot pikëllim, brenga dhe telashe, por ke bukë të ngrohtë, ujë të ftohtë për pije, gjumë të qetë dhe shëndet të plotë.
Mendon për atë që nuk e ke, ndërsa nuk je mirënjohës për atë që e ke. Je i dërrmuar për shkak të disa humbjeve të caktuara materiale, kurse në dorë mban çelësat e lumturisë, posedon sehare të mirash, talent dhe begati. Prandaj, mendo dhe bëhu mirënjohës:
“Kurse ju i keni argumentet, si nuk i shikoni!?”
Mendo për vete, për familjen tënde, për shtëpinë, për punën, për shëndetin, për miqtë dhe për njerëzit rreth vetes.
“Ata e pranojnë që e mira është nga Allahu, e pastaj e mohojnë.”

Related Articles

Back to top button