Religjioni

Përmirësoje veten

Ti qëndron me dikë, i cili është njëzet vjeçar dhe i vëren sjelljet, logjikën dhe mendimet specifike të tij. Pastaj ulesh me të njëjtin person pas dhjetë vitesh dhe e zbulon se ai është saktësisht i njëjti si para dhjetë vitesh. Ai nuk ka bërë as një përmirësim. Por, ti rri me njerëz tjerë dhe ndien se ata përfitojnë nga jeta e tyre. Ti zbulon se ata e përmirësojnë veten çdo ditë. Në fakt, nuk kalon asnjë orë përveçse ata përmirësohen ose fetarisht ose ndryshe. Nëse dëshiron të mendosh për llojet e ndryshme të njerëzve sa i përket vetpërmirësimit atëherë mendo për këtë.

Ka njerëz, të cilëve u pëlqen shikimi i atyre kanaleve televizive satelitore që e ndihmojnë diturinë e tyre të përgjithshme dhe ua shtojnë inteligjencën. Ata përfitojnë nga përvojat e njerëzve të tjerë duke i shikuar debatet konstruktive nga të cilat ata i mësojnë karakteristikat e debatit dhe e përmirësojnë gjuhën, të kuptuarit dhe ekspertizohen në debat dhe në bindjen e njerëzve me argumentet që i ofrojnë.
Pastaj ka të atillë të cilët nuk mund ta lënë pa e shikuar një episod të një filmi për dashuri të dështuar, një dramë emocionale ose një film horror ose filma lidhur me fantazitë e padobishme që nuk kanë lidhje me realitetin.

Shikoje dallimin midis këtyre dyve pas pesë ose dhjetë vitesh. Cili prej dy personave i ka arritur përmirësimet më të mëdha në shkathtësitë dhe aftësitë e tij për t’i kuptuar informatat, për të arritur dituri, për të pas fuqinë e bindjes së të tjerëve ose për të qenë i aftë në përballimin e situatave të ndryshme. Pa dyshim personi i parë! Ju do të shihni se sjelljet e personit të parë janë plotësisht të ndryshme.

Related Articles

Back to top button