Rozë
Yllka Gashi e pa angazhuar në projekte, kujton të vjetrat në rrjete sociale (Foto)

Megjithëse larg ekranit prej kohësh, Yllka Gashi vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat e skenës filmike në vend.
Aktorja që e njohur për publikun u bë me rolin e “Zanës” në serialin vendor “Familja moderne”, ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt filmik, shkruan GazetaExpress.
Nuk dihen arsyet e mungesës së Yllkës në ekran por sipas publikimeve të saj në rrjetet sociale ajo ndjen nostalgji për ekranin.
Yllka vazhdimisht publikon imazhe nga seriali “Familja moderne” dhe “Kombinati”.



