Kritikohet 100 ditëshi i koalicionit në Bujanoc nga PD
Partia Demokratike duke u nisur nga pozicioni i saj si opozite, por edhe nga shqetesimet e qytetareve, duke e pare se partite ne koalicionin qeverises edhepse ka disa dite qe kane bere 100 dite qeverisje dhe eshte dashur qe opinionin ta informojne me punen e tyre si pushtet dhe pasi qe ata nuk kane dalur deri me sot me kurrnjefare deklarate, ne si opozite konstruktive jemi te obliguar qe te informojme simpatizuesit e PD-se, por edhe opinionin e gjere mbi punen dhe mos punen e tyre.
Nga vet perberja e ketij koalicioni ku kemi dy parti shqiptare dhe nje numer te madh te partive serbe, lirshem mund te konstatojme se e gjithe ajo fushate katervjecare, e sidomos ne fushaten parazgjedhore mbi krijimin e nje koalicioni “me shqiptaret, per shqiptaret” , rezultoi me nje pushtet “i serbeve me shqiptaret”, ku ndarja faktike dhe formale e pushetit rezulton me urrejtje te madhe ndaj PD-se, dhenien e mbi 50 % te vendeve pergjegjese pales serbe, mbajtjen sekrete te marreveshjes e c ila rezultoi me udheheqjen edhe te metejshme te Shtepise se Shendetit nga pala serbe, ndersa motoja kryesore e sulmeve te PVD-se ndaj PD-se ne periudhen kater vjecare ka qene pikerisht Shtepia e Shendetit, dhe per te cilen ne cdo tubim parazgjedhor kane pas si moto qe ky institucion ne te ardhmen do te udhehiqet nga shqiptaret. Me marreveshjen e re, Zyra per te Rinj qe ka qene e udhehequr nga shqiptaret iu eshte lene pales serbe qe ata do ta udheheqin nga 1 janari i vitit te ardhshem, me cka do te rezultoje nderprerja e shume aktiviteteve te te rinjeve shqiptare. Per dallim nga mandati i kaluar, tash shqiptaret kane nje anetar me pak ne Keshillin Komunal dhe nuk kane me zevendes kryetar te Kuvendit.
Premtimi parazgjedhor per jo hakmarrje dhe mos largim te punetoreve u shnderrua ne moton e Shaip Kamberit se “Me miqet do te jem mik, me armiqet do te jem armik”, cka zberthehet ne krijimin e 4670 votuesve te PD-se ne armiq te Shaip Kamberit, te cilet poashtu jane shqiptare, dhe pas kesaj ne menyre te rrufeshme pasoi largimi i mbi 50 shqiptareve nga puna te cileve nuk iu vazhdua kontrata e punes, vetem pse ishin anetare ose simpatizues te PD-se, ndersa ne menyre selective nje numri te vogel te shqiptareve dhe per cudi shumices se serbeve iu vazhduan kontratat e punes.
Duke mos u kenaqur me kaq edhe punetoret qofshin ne administraten komunale,por sidomos ne NP Komunalia, nepermes te kryeshefit te administrates dhe kryetarit te organit te perkohshem ne NP Komunalia iu ndrruan vendet e punes, u grumbulluan neper zyre jo adekuate duke i getoizuar ata, dhe habit fakti se kryeshefi aktual i administrates komunale per qellime ende te pasqaruara, duke dashur te degradoj edhe me shume punetoret e administrates qe jane anetare dhe simpatizante te PD-se i ka urdheruar qe te dalin rrugeve te Bujanocit dhe fshatrave perreth per te kontrolluar se cilat objekte jane pa leje ndertimi, qe ndoshta ne te ardhmen mund t’i kthehet si bumerang banoreve shqiptare te komunes se Bujanocit. Me flagrant eshte rasti i NP Komunalise, ku te gjithe kuadrin profesional nga drejtori financiar dhe teknik e edhe te tjeret, ne shenje hakmarrje u derguan ne tregun e kafsheve per te mbledhur dhe seleksionuar mbeturinat.
Qeverisja “E serbeve me shqiptaret” gjate kesaj periudhe nuk ka bere asgje pos qe ka ekzekutuar pjeserisht projektet te cilat i ka sulmuar panderprere si te panevojshme, duke filluar nga : rregullimi i hyrjes se qytetit dhe rruges regjionale ne drejtim te Gjilanit, rregullimi i shtratit te lumit te Terrnocit, transfer stacionit, rrugen Muhoc – Zarbince, po me te njejtit ekzekutues nga Kragujevci, qe gjate fushates zgjedhore kishin premtuar se do t’i zevendesonin me bagerat e Terrnocit.
Nga motoja se asfalti nuk hahet u kalua ne moton se edhe zalli (rera) eshte i mire, sepse vazhduan t’i realizojne mbi 50 projekte te cilat kishin qene te aprovuara nga ish Kuvendi Komunal me date 28.12.2015, e te shpallura ne Gazeten Zyrtare nr.25 te Komunes se Bujanocit te dates 30.12.2015.
Te gjitha keto projekte kishin dokumentacionin e nevojshem projektues dhe disa kontrata te nenshkruara e disa ne procedure e siper ne baze te mjeteve te siguruara nga buxheti i komunes dhe Trupi Koordinues dhe mbetemi me shprese se keto projekte do te realizohen ne teresi per te miren e qytetareve. Edhepse disa projekte jane duke vazhduar, PVD me disa punekryres kishin bere nje marreveshje qellim keqe (te ligte) qe disa projekte te nderpriten para zgjedhjeve, por sidoqofte na gezon fakti se me realizimin e ketyre projekteve pas zgjedhjeve po deshmohet se qeverisja e meparme kishte perzgjedhur drejt projektet te cilat jane ne interes te te gjithe qytetareve te Bujanocit.
Ne baze te 100 diteshit dhe harxhimit te mjeteve te taksapaguesve, ne me keqardhje mundemi te konstatojme se ky pushtet i serbeve me shqiptaret nuk do te mund t’i realizoje te gjitha projektet e parapara me Vendimin e buxhetit te perberjes se meparshme, per nje arsye te thjeshte, sepse duhet t’i plotesoje apetitet individuale dhe kolektive te te gjithe spektrit te sterngarkuar qeverises.
E gjithe ajo makineri propaganduese mbi nje koalicion te ardhshem mire qeverises ku shqiptaret do te jene unik dhe vendimmarres me drejtor shqiptar ne Shtepine e Shendetit, me nje rini e cila do ta nderpres largimin nga Bujanoci, e qe ne fakt u deshmua se rinia u ka sherbyer vetem per fushate (tre anetaret e Keshillit Komunal te PVD-se jane mbi moshen 55 vjecare (kuptohet te tre te punesuar dhe materialsiht te konsoliduar), drejtori i vetem i gjeretanishem i PVD-se eshte 54 vjecar, cka verteton se slogani #RiniaVendos ishte hudhje mjegulle ne sy te rinise.
Nga gjithe kjo rezulton se Partia Demokratike me plote te drejt edhe ne mandatin e kaluar kur kishte bere ftesa te panderprera per bashke qeverisje me shqiptaret, por edhe pas 24 Prillit iu pergjegj ne menyre positive fteses per te biseduar per nje koalicion te tille, kishin qene te kota, sepse qellimi i vetem i PVD-se duke e paguar edhe me sakrifice te madhe koalicionberese kishte qene lenia me cdo kusht ne opozite e Partise Demokratike per te nderprere nje politike investuese dhe zhvillimore ne komune te Bujanocit. Ne koalicionin aktual PVD , per te lene PD-ne ne opozite eshte pajtuar te kete vetem kryetarin e komunes, Drejtoratin per Ndertim dhe Barnatoren, edhepse per Drejtoratin per Ndertim kane pasur telashe te medha, ndersa per Barnatoren do te kene ndoshta telashe edhe me te medha.
Si cdo here Partia Demokratike per interesa te qytetareve, perkunder se momentalisht eshte parti opozitare, ajo eshte dhe do te jete konstruktive ne veprimet e saja konform situatave qe do te krijohen duke pasur qellim te vetem interesin e popullates shqiptare, por edhe te gjithe banoreve te komunes se Bujanocit.
Bujanoc, 01.09.2016 Kryesia e Partise Demokratike