LajmeVideo

Ja si vidhet telefoni në Preshevë (Video)

Në dyqanin Kinez që gjindet në rrugën Karposh sot kamerat e sigurisë kanë regjistruar një vjedhje, ku në video dallohet qartësisht se si një grua arrin ta marrë telefonin në banakun ku bëhet pagesa që kishin harruar dy vajza teksa po kryenin pagesën.

Në redaksin e Presheva.AL ka arritur video ku kanë denoncuar vjedhjen që është bërë në këtë dyqan rreth orës 12:22

Sipas dëshmisë së pronarit që ndodhej në dyqanin kinez, por dhe nisur nga ajo që vërehet nga kamerat e sigurisë, rreth orës 12:05 minuta të datës 3 shtator një grua së bashku me një fëmijë futet në dyqan dhe pasi merr atë që i nevoitet, në momentin që vie dhe pret deri sa dy vajza tjera po kryenin pagesën ku njëra kishte lënë telefonin në banak gruaja kap telefonin dhe fut në çantën e saj.

Sikur mos të ketë ndodhur asgjë, ajo e kamuflon telefonin në çantë dhe vazhdon kryen pagesën e gjërave që ka për të paguar dhe largohet qetësisht.

Por me publikimin e pamjeve filmike në media kemi shpresën se dikush mund ta identifikojë autorin, në mënyrë që ti rikthehet telefoni vajzës që e ka harruar. /Presheva.AL/

Related Articles

Back to top button