Ministri i mbrojtjes “në fshehtësi” viziton fushën e Miratocës në Preshevë
Ministri i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq dhe kryeshefi i shtabit të përgjithshëm i ushtrisë së Serbisë Ljubisha Dikoviq kanë vizituar mbrëmë forcat e përbashkëta të ushtrisë dhe policisë që janë të angazhuara për ruajtjen e kufirit në fushën e Miratocës në Preshevë.
Gjenerali Dikoviq ka thënë se detyra e forcave të përbashkëta të ushtrisë dhe policisë “nuk është aspak e thjeshtë por mund të jemi të kënaqur me punën e ushtrisë dhe forcave të policisë”.
“Flet fakti se ne më shumë se 12.000 persona kemi ndaluar që të hyjnë ilegalisht kufirin dhe të pakontrolluar hyjhnë në territorin e Republikës së Serbisë” ka thënë Dikoviq duke shtuar se mbetet edhe shumë për të punuar dhe përmirësuar.
Ai ka thënë se pret që të rritet numri i migrantëve që vijnë nga Bullgaria dhe Maqedonia.
Që kur është ministër i mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq mediet nuk njoftohen për ardhjen e tij në jug të Serbisë që mund të vlersohen si të fshehta, që arsyja nuk dihet!