Përparimtarët e Vuçiqit fitojnë bindshëm në Serbi

Koalicioni rreth Partisë Përparimtare Serbe, të ish zv.kryeministrit të parë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë fituar bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Serbi.
Partia Përparimtare ka fituar rreth 48.8 për qind të votave, që do të thotë se ajo do të ketë 157 vende, në parlamentin e ri serb.
Në vendin e dytë ka dalë Partia Socialiste e Ivica Daçiqit, me – 14% të votave apo 45 deputetë. E treta është Partia Demokratike e Serbisë me 19 deputetë. E katërta, Partia e Re Demokratike e udhëhequr nga ish presidenti serb Boris Tadiç, me 4.1%, apo 18 deputet, Aleanca Hungareze me 7 deputetë, Partia e Veprimit Demokratik me 3 deputetë.
Shqiptarët
Ndërsa Lëvizja për Veprim Demokratik e Riza Halimit ka marrë një deputetë. Duhet cekur se shqiptarët për pak nuk kanë arritur që të marrin edhe mandatin e dytë.
Koshtunica jashtë parlamentit
Gjithashtu e veçanta e këtyre zgjedhjeve është se jashtë parlamentit ka ngelur partia e nacionalistit serb, Vojisllav Koshtunica dhe ajo e liberalit Cedomir Jovanovic, pasi nuk kanë mundur të kalojnë pragun.
Ky rezultat sjellë një kryeministër të ri në Serbi. Ai është ish zv.kryeministri Aleksandar Vuçiq. /reporteri.net/