Religjioni

Drejtuar atyre që janë dëshpëruar

Dije vëlla dhe motër se depresioni dhe të qajturit tënd dëshpërues nuk e shpejton atë që Allahu e vonon dhe nuk e vonon atë që Ai e shpejton. Mbeshtetu në Allahun dhe ke mendim të mirë ndaj Tij, se Ai është të mendimi i mirë i robit të Tij. Kurrë mos nguro të kërkosh nga Ai ndihmë, sukses dhe rrugëdalje.Asnjëherë nga lutja nuk humb, përkundrazi përfiton disa gjëra: ose Allahu ta pranon lutjen, ose rezervohet për ditën e gjykimit (shumfishim i sevapeve) ose për shkak të lutjes Ai të mbron nga të këqijat apo te ndonjë fatkeqësie. Allahu është i Urtë, i Gjithëdijshëm, Ai din, qka ne nuk dimë, e din ku është e mira për neve dhe ku s’është, atëherë ruaju dyshimeve se dyshimet dhe paragjykimet janë gënjeshtra më e keqe që vjen nga shejtani i mallkuar.

Le ta dijë secili njeri: ke për t’u sprovuar! Nuk ka njeri në fytyrë të tokës që nuk do të sprovohet, para se të ndahet prej saj! Kjo jetë është vendbanim i përkohshëm, jo i përhershëm, ndërsa finalja e çdo procesi është kur njeriu sprovohet, qoftë me diçka që i pëlqen apo e urren. E kush triumfon, veçse njeriut të bindur në Allahun e Madhëruar, njeriut durimtar dhe të mençur.

Sprovat…?!Sprovat janë në interesin tënd vëlla dhe motër . Sëmundja, humbja e një të dashuri apo të afërm, varfëria si dhe fatkeqësitë apo sprovat tjera janë në interesin tënd. Me to Allahu dëshiron që të spastron nga mëkatet dhe të shpërblen me të mirat e Tij në botën tjeter. E ti mos u mashtro nga të mirat që Allahu u jep pabesimtarëve, sepse ajo është vetëm e përkohshme për ta, e ty musliman dëshiron që t’i ruaj dhe t’i shumfishon të mirat e Xhennetit qe nuk krahasohen me të mirat e kësaj bote, kjo botë nuk vlen te Allahu as sa një krah i mushkonjës. Allahu është më i Mëshirshëm për ty o musliman , se sa nëna për fëmijen e saj, andaj mos ki mendime negative, por kujto Allahun dhe parimet e Tij në çdo moment.

Related Articles

Back to top button