Lajme

Engji dhe teta Doruntinë e “Mollës së Kuqe” – Tregim

(Tregim i imagjinuar)

Këtë mbrëmje pranverore acim e ecim me gjyshin time drejt vendbanimit të dikurshëm shqiptar Katund për në lëndinat e blerta dhe me plot lule të kuqe bojë gjaku për në kopshtin e “Mollës së Kuqe” të Nishit.

Cicërrimat e zogjëve dhe zilet e qengjëve bukurosh sa vinin dhe bëheshin gjithnjë e më të rralla, vetëm se aty këtu ndonjë lepurosh veshgjatë na e trupon rrugën dhe ashtu i frigësuar nga ne shpejt e shpejt futej nëpër gëmushat e blerta me lule të kuqe. – Herë-herë, Engji lodhej nga tatëpjeta e madhe dhe kërkonte nga unë të uleshim dhe pushonim sado pak. Si zakonisht nga kurreshtja e ndoshta edhe nga friga e territ të muzgut më pyeste gjysh! Edhe sa rrugë kemi për të bërë deri tek : “Kopshti Magjik” i Tetës Doruntinë?

E muzgu i mbrëmjes kishte filluar ngadal t’ia lëshoj rradhën natës së errët, as kënga e zogjëve dhe as zilet e qengjëve bukurosh nuk dëgjoheshin më vetëm se aty këtu nëpër lendinat e gjelbërta nga friga e Engjit dhe e imja, trazohej ndonji harabel apo thëllënzë gushëkuqe që e kishin zënë ndonjë gëmushë sa për ta kaluar natën në vijim.

I them Engjit të nisemi se së shpejti do të dalë Hëna e plotë atje prapa katër maleve shqiptare. Ama fëmiut vemendjen ia tërhiqte një rrëmujë lufte dhe zëri i një komandanti të padukshëm ushtarak duke i urdhëruar ushtarët e vet në sulm përpara.

Engji filloi të frigohej dhe mbështetej edhe më forte për mua, kërkonte ndihmë dhe shpjegim nga unë se çfarë po ndodhë në ato momente, i theme mbesa ime kjo rrëmujë e kohë pas kohëshme këtu në lendinat e “Mollës së Kuqe” është sakrifica dhe gjaku i stërgjyshërve tanë shqiptarë i shëndërruar në mit dhe legjendë ndër luftëra shekullore me barbarët e shumtë për të mbetur dhe ngadhyer këtu në trojet e veta shekullore. – Ndërsa, zëri enigmatik që i thërret asqerët e vet në betejë është stërgjyshi ynë komandant këtu nga Nishi në betejë me ushtrintë e huaja.

Engji t’i mos ke fare frigë se jemi në mesin e gjakut të derdhun Dardan ndër shekuj. Po, hajde të vazhdojm rrugën e mbetur për te “Kopshti i Mollës së Kuqe”. Se atje në këtë natë të bukur me Hënë na prêt “Teta Doruntinë” e motra e të Madhit Konstantin. Qe dymijë e sa vjet ajo e ruan Kopshtin e saj magjik me plot lule bojë gjaku dhe tri mollat e saja të larta që gjithmonë dhe çdo here çelin dhe bëjnë fruta me ngjyrë të kyqe porsi gjaku. – E nisim përsëri rrugën drejt lëndinave të blerta dhe nën rrezet e argjenda të Hënës së plotë, sa afroheshim më afër Kopshtit edhe zëri enigmatik i komandantit dhe ushtarëve të tij bëhej gjithnjë më i butë dhe më i ëmbël, nga momenti në moment sa vinte dhe humbiste në humbëtirat e natës, saqë në një moment edhe u zhduk fare. Tek atëherë Engji disi muarr frymë lirisht edhe brengat e saj u zhdukën këtë e vërejta se ajo u largua një çikë nga unë.

Arrijtëm i them Engjit, vetëm edhe disa zig-zake të rrugës dhe erdhëm te “Kopshti i Tetës Doruntinë” . – Gjithçka kishte qenë në rend dhe në vend si në përallat magjike. Kopsht i madh me lule të shumta, molla të kuqe, zogjë të panumërt e bletë punëtore. Ndërsa lepuroshat të kapur dorë për dore hidhnin valle akrobative, kurse Engjit ia kishin thurrur qyshë më parë një kurorë me lule për mire se ardhje.

Aty ishte edhe Teta Doruntinë mbretëresha Dardane me kurorë në kokë në kufirin shqiptar te Molla e Kuqe e Nishit. Po sa e pa Engjin iu afrua me kujdesë dhe mirësi nga lepuroshat e bukur e mori kurorën e thurrrur me lule dhe ia vendosi Engjit mbi kokë u bënë dy mbretëresha shqiptare Engji dhe Doruntina Nassusi dyjat hidhnin dritë edhe më tepër përtej katër maleve shqiptare.

1-doruntina-e-motra-e-konstantinit-te-madh-nga-naissusi
Doruntina e motra e Konstantinit të Madh nga Naissusi
2-engji-ne-vizite-te-imagjinuar-te-molla-e-kuqe
Engji në vizitë të imagjinuar te Molla e Kuqe

3-vendbanimi-i-quajtur-katund-afer-aleksincit

Engji si fëmijë kurreshtar që është e pyeste Doruntinë Nassusin për kopshtin e saj magjik dhe mollat e kuqe. – Po moj mbretëresha ime e vogël për këtë kopshtë me lule dhe mollat të kuqe kujdesem dymijë e sa vjet.

E shehë këtë ibrigë të argjend me të barti ujë nga burimi këtu afër.

Teta Doruntinë edhe burimi e paska ujin e kuq sikurse gjaku pastaj edhe lulet edhe mollat të njëjtën ngjyrë të gjakut e paskan.

Eh, moj mbretëresha ime e vogël paj si të them që nga Dardania e këtej ky vend u njomë shumë here me lumej gjaku të shqiptarëve në luftëra me zaptuesit e huaj si me: Bizantinët Romanët e Turk Sulltanët e Car Dushanët.

Dhe kështu moj mbretëresha ime e vogël gjaku i Arbrit është shëndrruar i tëri në lule të kuqe dhe burim me ujë gjaku. Kështu do të jetë moj mbretëresha ime e vogël deri në ditën e sërishme të ringjadhjes dhe kthimit të shqiptarëve ndër këto vende të tyre të përgjakura.

E unë deri atëherë do të kujdesem për kopshtin me lule të kuqe dhe molla të përgjakura. Pastaj Ti me shoqet tuja do më zavendësoni nga kjo roje e atdheut këtu në Dardaninë e Najssusit ton. Eh, dielli, dilli kishte filluar të rrezatonte edhe më tepër mbi katër malet e larta shqiptare nga ajo ditë.

Gjyshi im më thotë: se atje përtej katër maleve shqiptare është “Molla e Kuqe” e Shqipërisë së Vjetër Verilindore te Naissusi ynë Dardan.

Reshat AVDIU

Related Articles

Back to top button