Magazina

E pazakontë/Durrsakja martohet me burrin e vdekur, arsyeja tregon “fundin” ku ka arritur gjendja në Shqipëri

Një ngjarje në kufijtë e të pazakontës ka ndodhur në Durrës, ku një 52-vjeçare është akuzuar për mashtrim në lidhje me historinë e trilluar nga vetë ajo.

Gruaja Shegushe Ballhysa ka kërkuar të martohet me burrin e vdekur, me të cilin ishte ndarë që në vitin 2003. Ish bashkëshorti ka vdekur 5 vite më vonë në një aksident në punë dhe kjo prej atëherë ka kërkuar të martohet sërish që të përfitojë nga pasuria e tij.

52-vjeçarja është angazhuar në shumë çështje gjyqësore duke kërkuar të rimartohet me burrin e vdekur, nën pretekstin se ajo nuk e dinte ndonjëherë mes tyre ka pasur një divorc. Kjo kërkesë është pranuar, por ajo është përplasur me prindërit e të ndjerit, shkruan Panorama.

Shegushja ka fituar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në Gjykatën e Apelit, por çështja i është kthyer dhe është akuzuar për mashtrim në Gjykatën e Lartë.

Related Articles

Back to top button