Magazina
E pabesueshme: Kjo makinë Audi e vitit 2001 kushton 99,500 Euro, ja arsyeja (Foto)
Bëhet fjalë për veturën Audi RS4 B5 me ngjyrë të kuqe Misano të prodhuar para 15 viteve.
Të veçantë këtë veturë nuk e bënë ndonjë pronar i famshëm që mund ta ketë pasur atë në posedim por është pikërisht gjendja e veturës që e bënë atë të ketë një vlerë kaq të lartë.
Ky model është ruajtur shumë mirë dhe është në gjendje të njëjtë si ka dalë nga fabrika. Të kaluara ka vetëm 188km, transmeton Express. Kjo veturë është e pajisur me kondicioner ajri, CD, Bose audio sistem dhe ulëse sportive Recaro.
Motori është 2.7-litër biturbo me 381PS fuqi dhe 440 Nm torkë. Si rezultat i kësaj, përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 4.9 sekonda dhe shpejtësi maksimale të kufizuar elektronikisht në 262 km/h.