Mahnitese/ Në Dubai treni më i shpejtë se një avion (Video)
Emiratet e Bashkuara Arabe shikojnë drejt të ardhmes. Dubai është gati të testojë trenin e parë më të shpejtë se një avion.
Më 8 nëntor shoqëria amerikane Hyperloop One dhe autoriteti rrugor i Dubait firmosën një marrëveshje për ndërtimin e një sistemi të transportit supersonik që lidh dy qytetet më të rëndësishme të Emirateve, Dubain dhe Abu Dabin në vetëm 12 minuta
Normalisht për të udhëtuar nga Dubai në Abu Dabi, 150 km larg njëra duhen të paktën një orë e 50 minuta me makinë.
Dë Word, grupi që menaxhon portin e Dubait ka investuar 50 milionë dollarë në projektin Hyperloop dhe linja e parë e transportit pritet të jetë gati në 2020.
Hyperloop është një projekt i nisur në 2013 nga Elon Musk themelues i Tesla Motors dhe SpaceX. Janë firmosur deri tani 6 marrëveshje, njëra prej tyre në Kaliforni dhe një në Sllovaki.
Projekti parashikon një kapsul (hyperpods) të lëvizë brenda një tubi që furnizohet me energji nga panelet diellore me një shpejtësi më të madhe se 1000 kilometra për orë (km/h). Kapsula mund të transportojë në të njëjtën kohë si njerëz ashtu dhe mallra.