Policia e New Yorkut paralajmëron përdoruesit e Android dhe iPhone – MOS e bëni këtë me telefonat e mençur tuaj teksa jeni në shtrat
Rreziqet e marrjes së telefonave në shtrat tashmë janë të ditura për të gjithë, jo vetëm që dëmtojnë shikimin duke dëmtuar ndjeshëm sytë, por tashmë ekziston një tjetër rrezik.
Policët kanë paralajmëruar përdoruesit e telefonave të mençur me rreziqet e vendosjes së telefonave të tyre nën jastëkë gjatë natës.
Forcat policore në SHBA janë duke i bërë thirrje përdoruesve të telefonave të mençur të ushtrojnë kujdes të shtuar kur marrin telefonat në dhomën e gjumit. Ata kanë treguar se sa e rrezikshme mund të jetë të mbash telefonin nën jastëk, pasi bateria e tyre mund të eksplodojë.
Në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, Departmenti i Policisë së New Yorkit, kanë publikuar disa fotografi të telefonave që kanë shpërthyer nga mbinxehtësia.
Zëvendës-inspektori, Wilson Aramboles, ka postuar fotografitë së bashku me paralajmërimin: “Mos vendosni telefonat tuaj nën jastëk kur jeni në gjumë, posaçërisht kur ata janë duke u mbushur“.
Paralajmërimi vjen vetëm disa javë pasi Samsung ka tërhequr shumë telefona Note 7 nga shitja për shakë të rrezikut të eksplodimit të baterisë nga mbinxehtësia.