Themeluesi miliarder i Ikea-s, ble vetëm rroba të përdorura. Arsyeja do ju habisë!
Ka ndërtuar një perandori që vlen 65 miliardë Euro, por ble vetëm rroba të përdorura. Ingvar Kamprad, themeluesi i Ikea-s gati nëntëdhjetë vjeç, e ka treguar këtë zakon të veçantë gjatë një interviste për një dokumentar suedez. Ai tregoi që këtë e bënte për të dhënë një shembull të mirë. Sipërmarrësi është i famshëm për stilin e jetës: prirja për të kursyer, sipas tij, i ka dhënë suksesin firmës. “Mendoj që mos të vesh asgjë që nuk është blerë në tregun e të përdorurave. Dua të jap një shembull. Është në natyrën e Smaland-ëve të jemi kursimtarë”, ka shpjeguar ai. Smaland është një rajon në Suedinë e mesme nga vjen Kamprad dhe ku ka lindur firma e tij.
Me 345 pika shitjeje të shpërndara në 42 vende, Ikea, vetëm në vitin 2013, ka regjistruar të ardhura vjetore 29 miliardë. Emri është një akronim i nistoreve të themeluesit të saj Ingvar Kamprad, nga Elmtaryd dhe Agunnaryd, ferma dhe fshati suedez i origjinës. Kur ishte 17 vjeç, Kamprad vendosi të përdorte paratë që i kishte dhënë i ati si premio për studimet, për të hapur një aktivitet të ri, që në fillim përqendrohej vetëm te shitja me korrespondencë e artikujve të përditshëm si stilolapsa, ora dhe shkrepëse. Mobiljet u shfaqën në vitin 1950. Në 1953-shin qendra e ndërmarrjes u transferua në Älmhult, në jug të Suedisë. Aty u hap dyqani i parë.
Suksesi në shkallë botërore, nisi, megjithatë në vitin 1965 kur firma shkoi në Stokholm. “Specialiteti” i saj u bë propozimi i artikujve dizajn me çmime të leverdisshme dhe të akesesueshëm nga pjesa më e madhe e popullsisë. Pikërisht prirja për kursim, trashëguar nga themeluesi i saj, u bë pika e fortë e firmës. Megjithëse, në vitin 2006, revista Forbes e kishte vendosur Kampard në vend të katërt të njerëzve më të pasur në botë, në vitin 2008, miliarderi është ankuar për faturën e kripur prej 22 eurove që kishte paguar për një prerje flokësh në Vendet e Ulëta. “Zakonisht, i pres flokët vetëm kur shkoj në një vend që është në rrugën e zhvillimit. Hera e fundit ka qenë në Vietnam”, ka thënë ai për një gazetë, transmeton RevistaClass.