Magazina
Ja pse meshkujt ulen në gjunjë kur propozojnë partneren
Propozimet për martesë janë një stres më vete. E gjithë çështja është nëse partnerja do të pranojë apo jo. E gjithë kjo është një situatë e tensionuar, por në fund kur përgjigja është pozitive, për çiftin është momenti më i bukur.
Mirëpo, ju shpesh keni menduar se përse meshkujt ulen në gjunjë kur propozojnë partneren e tyre.
Për këtë ka një shpjegim. Ulja në gjunjë para femrës tregon respekt, bindje dhe besnikëri. Duke u ulur në gjunjë, një mashkull tregon se do të jetë besnik ndaj saj dhe dashurisë së tyre.
Veç kësaj thuhet se kjo ka të bëjë edhe me ritet fetare, ku besimtarët ulen në gjunjë për tu lutur para Zotit për të treguar më shumë respekt.